LAJMI I FUNDIT:

Ministri italian thotë se vendimi për ndalimin e ChatGPT në vendin e tij është i tepërt

Ministri italian thotë se vendimi për ndalimin e ChatGPT në vendin e tij është i tepërt

Zëvendëskryeministri italian të dielën kritikoi një vendim nga Autoriteti qeveritar për Mbrojtjen e të Dhënave për të ndaluar përkohësisht chatbot-in ChatGPT, duke thënë se sipas tij bllokimi dukej i tepërt.

OpenAI, kompania që mbështetet nga Microsoft të premten e hoqi nga rrjeti ChatGPT-në në Itali, pasi që agjencia kombëtare e të dhënave ngriti shqetësime mbi shkeljet e mundshme të privatësisë, pasi chatbot-i dështoi që të verifikoi nëse përdoruesit janë të moshës 13 vjeçare apo më të vjetër, ashtu siç kishte kërkuar kjo agjenci.


Ky veprim nga agjencia, që është e pavarur nga qeveria, e bëri Italinë vendin e parë perëndimor që ka ndërmarrë një veprim ndaj chatbot-it i cili fuqizohet nga inteligjenca artificiale, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Italia ndalon ChatGPT-n
Lexo po ashtu Italia ndalon ChatGPT-n

“Vendimin nga mbikëqyrësi i privatësisë që e detyroi ChatGPT-në që të ndalojë qasjen nga Italia unë e shoh si joproporcional”, shkroi në Instagram, Matteo Salvini, i cili është lider i partisë “Lega Nord”, parti kjo e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

Salvini, i cili gjithashtu shërben si ministër i transportit, ka deklaruar se veprimi i rregullatorit ishte “hipokrit” dhe se për këtë nevojitej një mendim i arsyeshëm, pasi që “çështjet mbi privatësisë sjellin shqetësim praktikisht edhe tek shërbimet e tjera të internetit”.

“Ne presim që të punojmë për së afërmi me agjencinë italiane të të dhënave, dhe t’i edukojmë ata mbi atë se si është ndërtuar dhe se si përdoret sistemi ynë”, tha ai.

Ky ndalim mund të dëmtojë biznesin dhe inovacion kombëtar, bëri të ditur Salvini, duke shtuar se ai shpreson që të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe që të rikthehet qasja e chatbot-it në Itali.

“Çdo revolucion teknologjik sjell ndryshime, rreziqe dhe mundësi të mëdha. Është e drejtë të kontrollohet dhe të rregullohet përmes një bashkëpunimi ndërkombëtar midis rregullatorëve dhe ligjvënësve, por nuk mund të bllokohet”, deklaroi ai. /Telegrafi/