LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi ngushëllon familjarët e policit Dashi

Ministri Gashi ngushëllon familjarët e policit Dashi

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi u ka shprehur ngushëllime familjes së policit Malsor Dashi, i cili humbi jetën në një aksident trafiku të shtunën që lamë pas në magjistralen Hani i Elezit- Kaçanik.

Në telegramin e ngushëllimit të ministrit Gashi mes tjerash thuhet “Malsor Dashi ka shërbyer me dinjitet dhe krenari, duke dhënë një kontribut të veqnatë në Policinë e Kosovës, në interes të vendit dhe qytetarëve të Kosovës”.


Ky është telegrami i ngushëllimit të ministrit Gashi:

E nderuar Familje Dashi,
Ministra e Punëve të Brendshme në krye me ministrin z.Bejtush Gashi, me pikëllim të thellë pranoi lajmin për fatkeqësinë dhe ndarjen nga jeta të zyrtarit policor z.Malsor Dashi, i cili më 24.04.2018 në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, përderisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare së bashku me kolegun e tij ishin përfshirë në një aksident trafiku.
Malsor Dashi ka shërbyer me dinjitet dhe krenari, duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës, në interes të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme do ta përkujtojë çdo herë si një punonjës të dalluar me ambicie të larta për t’i shërbyer vendit në interes të sigurisë dhe rendit publik.
E nderuar Familje Dashi,
Ministria e Punëve të Brendshme, ministri z.Bejtush Gashi, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. /Telegrafi/