LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi takon kryetarin e SBAShK-ut, flasin për zhvillimet në arsim

Ministri Bytyqi takon kryetarin e SBAShK-ut, flasin për zhvillimet në arsim

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka takuar kryetarin e SBAShK-ut, Rrhaman Jasharaj.

Gjatë këtij takimi është biseduar rreth zhvillime në arsim, si dhe për angazhimet e përbashkëta që arsimi të bëhet prioritet në Kosovë.


Postimi i plotë:

Sot prita në takim kryetarin e SBAShK-ut, z. Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorë, me të cilët kam biseduar rreth zhvillimeve në arsim, si dhe për angazhimet e përbashkëta që arsimi të bëhet prioritet në Kosovë.

Falënderova SBAShK-un për kontributin që ka dhënë dhe po jep në të gjitha proceset që po zhvillohen në arsim, me qëllim të përmirësimit në cilësisë.

U shpreha i gatshëm për bashkëpunim dhe bashkërenditje të aktiviteteve mes MAShT-it dhe SBAShK-ut, në mënyrë që të shikohen mundësitë e përmirësimit të koeficientëve të mësimdhënësve përmes Ligjit për Pagat, pra që të punësuarit në sektorin e arsimit të kenë koeficientë meritorë.

Është e rëndësishme që kërkesat tona të jenë të arsyeshme dhe realizueshme konform mundësive buxhetore që ka vendi ynë.

Në këtë takim biseduam edhe rreth zhvillimeve dhe procedurave nëpër të cilat po kalon Ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori