LAJMI I FUNDIT:

Bislimi i LVV-së: Thaçi, planin për shkëmbim territoresh e ka bërë pa u konsultuar me amerikanët por vetëm me Vuçiqin

Bislimi i LVV-së: Thaçi, planin për shkëmbim territoresh e ka bërë pa u konsultuar me amerikanët por vetëm me Vuçiqin
Foto: Arkiv

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi e ka quajtur deklaratë të mirë kumtesën e lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Bislimi nga deklarata e diplomatëve Palmer e Grenell pa parë katër pika pozitive në lidhje me Kosovën.


Ai thotë se diplomatët amerikanë konfirmuan se do ta pranojnë çfarëdo qeverie të Kosovës.

Poashtu Ministri në detyrë i Financave thotë se SHBA kërkojnë respektim të Kushtetutës e që sipas tij kushtetuta ofron zgjedhje të reja apo qeveri në detyrë deri atëherë të drejtuar nga Vetëvendosje.

Zyrtari i Vetëvendosjes në pikën e tretë thotë se është mirë që amerikanët nuk përmenden shkëmbime territoresh.

Postimi i plotë

Deklaratë e mirë për Kosovën kjo e diplomatëve amerikanë Grenell e Palmer

Duhet nënvizuar:

1 – Grenell&Palmer pohojnë se SHBA do të bashkepunojne me secilen qeveri te Kosovës që del nga proceset kushtetuese. Pra, nuk kanë qëndrim kundër një subjekti, siç kanë bërë propagandë disa persona në Kosovë.

2 – Diplomatët kërkojnë respektim të kushtetutës dhe jo individë që e vendosin veten mbi kushtetutën dhe mbi institucionet. Proceset kushtetuese për qeverinë ofrojnë këto opsione: zgjedhje të reja, mandatim i LV nga presidenti, e deri atëherë, vazhdim me qeverinë në detyrë. Dhe proceset kushtetuese për dialogun thonë se e udhëheq kryeministri.

3 – Ata thonë se nuk kanë parë plan me shkëmbim. territorial. Kjo konfirmon edhe një herë se Thaçi të gjithë diskutimin publik dhe planin për shkëmbim territoresh e ka bërë pa u konsultuar me amerikanët, po vetëm me Vuçiqin.

4 – Megjithate ka një ndryshim, më përpara thuhej se pranohet gjithçka që pajtohen palët (Serbia e Kosova), tash edhe pak mbetet që të kthehen te doktrina e vetme e arsyeshme, ajo që Kosova është e paprekshme në kufijtë e saj.

Aleanca e Kosovës me ShBA ndërtohet pikërisht mbi principe të tilla.

Kujtojmë, Shtetet e Bashkuara permes një deklarate theksuan të ënjtën se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se bisedimet ndërmjet të dyja vendeve duhet të çojnë në njohje të ndërsjellë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori