LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqaj prezanton potencialet ekonomike të vendit në WBAIF

Ministri Beqaj prezanton potencialet ekonomike të vendit në WBAIF

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po qëndron në Stamboll të Turqisë, ku po merr pjesë në Forumin tashmë të përvitshëm të Investitorëve Engjëj (World Business Angels Investment Forum).

Beqaj gjatë fjalimit të tij në panelin ministror ndër të tjera diskutoj edhe për rëndësinë e teknologjisë si një ndër sektorët më me peshë për zhvillim ekonomik të vendit.


Gjithashtu në këtë forum pritet të nënshkruhet edhe një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Inovacionit dhe Ndëmarrësisë dhe WBAIF.

Veseli në Stamboll flet për potencialet ekonomike që ofron Kosova
Lexo po ashtu Veseli në Stamboll flet për potencialet ekonomike që ofron Kosova

Gjatë punimeve të këtij Forumi, Beqaj do të ketë rastin të prezantoj mundësitë për investime në Kosovë para një rrjeti të investitorëve, me rreth 3 mijë të tillë.

Forumi do t’i vazhdoj punimet edhe ditën e nesërme. /Telegrafi/