Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapje të Forumit Botëror të Investitorëve “World Business Angels Investment Forum”, i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë, e ku po marrin pjesë liderë të vendeve të ndryshme të Ballkanit, Evropës dhe Afrikës.
“Ne synojmë të promovojmë një zhvendosje nga kreditë në financimet e orientuara nga investimet për sipërmarrjet dhe start up-et, duke reflektuar rëndësinë e ndarjes së riskut ndërmjet sipërmarrësve dhe institucioneve financiare. Në një kohë kur bota është më e ndërlidhur se kurrë, ne kemi mundësi të ndihmojmë më shumë njerëz të kenë qasje në kapital dhe burime e rrjete që ata kanë nevojë për sukses”, tha Veseli.
Ai ka folur para të pranishmëve për potencialet e jashtëzakonshme që ofron Kosova dhe të rinjtë e saj me ide inovative të cilët tashmë janë dëshmuar për suksese.
“Sot, po u bëj thirrje qeverive, kompanive, organizatave dhe individëve që të vizitojnë Kosovën dhe të gjejnë mundësi partneriteti me kosovarët inovatorë. Ka të rinj të shkëlqyeshëm, gra të palodhura dhe mendimtarë të rinj nga komunitetet anembanë botës, të gatshëm për të bërë ndryshime. Së bashku, mund të ndihmojmë të gjithë ata që kanë kreativitet. Unë angazhohem të punoj shumë për ndërtimin e një mjedisi të fortë dhe të qëndrueshëm për sipërmarrësit dhe inovatorët”, tha Veseli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre