LAJMI I FUNDIT:

Veseli prezanton Kosovën në Forumin Botëror të Investitorëve në Turqi

Veseli prezanton Kosovën në Forumin Botëror të Investitorëve në Turqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është duke marrë pjesë në Forumin Botëror të Investitorëve “World Bussines Angels Forum” në Turqi.

Veseli do të prezantojë potencialin për investime të huaja në Kosovë para më shumë se 200 investitorëve të cilët janë pjesë e rrjetit më të madh të investitorëve botëror G20.


Në këtë forum i cili mbahet sot në Stamboll, marrin pjesë liderë politik të vendeve të ndryshme të Evropës.

Në këtë forum, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe presidentja e Kroacisë Kolonda Grabar – Kitaroviq do të jenë folës. /Telegrafi/