LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqaj në Samitin Digjital në Shkup

Ministri Beqaj në Samitin Digjital në Shkup

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të marrë pjesë në Samitin Digjital në Shkup të Maqedonisë që mbahet më 18 dhe 19 prill 2018.

Në Samitin e parë digjital për Ballkanin Perëndimor marrin pjesë shefat e Qeverive të Ballkanit perëndimor, ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së, të cilat marrin pjesë në Procesin e Berlinit, Komisioni Evropian dhe nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).


Ministri Beqaj gjatë qëndrimit në Shkup dhe pjesëmarrjes në Samiti, do të realizojë takim bilateral me ministrin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski. Në takim ministri Beqaj dhe ministri Mançevski do të bashkëbisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit ndër shtetëror, si dhe për shkëmbimin e përvojave të ndërsjella më qëllim të avancimit të fushës së inovacionit dhe ndërmarrësisë. /Telegrafi/