LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Arsimit uron mësimdhënësit për 7-Marsin

Ministri i Arsimit uron mësimdhënësit për 7-Marsin

Ministri i Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Bajrami theksoi se kontributi i mësuesit është shumëdimensional.


“7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e veçantë, në të cilën e kujtojmë rolin e rëndësishëm të mësuesit në edukimin e shoqërisë.  Po ashtu, në këtë ditë, kujtojmë edhe sakrificën dhe përkushtimin e mësuesve në rrugëtimin e gjatë për përhapjen e dijes, fuqizimin e familjes përmes arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare.  Pra, kontributi juaj ka qenë dhe mbetet shumëdimensional. Vetëm me përkushtimin tuaj, ne do të ecim sigurt drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. Ashtu siç keni ditur të jeni në ballë të çdo sfide nëpër vite, jam i sigurt se së bashku do ta realizojmë edhe misionin për ofrimin e sistemi cilësor të edukimit për fëmijët tanë. Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!”, tha Bajrami. /Telegrafi/