Për vite me radhë, ne kemi qenë dëshmitarë se ridizajnimi zakonisht sjell drita të rafinuara dhe disa gjëra të tjera të vogla.

Dhe në këtë drejtim edhe Mini nuk bën përjashtim, por se në një rast, dritat e pasme kanë nnjë paraqitje pak konfuze, përcjell Telegrafi.

Gjegjësisht, ato tani kanë një formë të qartë shigjete që “tregon drejtimin e gabuar”.

Kjo pasi që, për shembull, sinjalet e kthesës në të majtë duket se tregojnë se vetura do të kthehet në të djathtë. /Telegrafi/