LAJMI I FUNDIT:

Minerali i domosdoshëm për organizmin, simptomat që tregojnë nëse keni mungesë magnezi

Minerali i domosdoshëm për organizmin, simptomat që tregojnë nëse keni mungesë magnezi
(Foto: Pexels)

Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme në trupin e njeriut, sepse rregullon punën e muskujve dhe nervave, presionin e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak dhe prodhimin e energjisë.

Veçanërisht e rëndësishme është se magnezi luan një rol kyç në biokiminë e trurit, sepse rregullon rrugët e ndryshme të qelizave nervore që lidhen me depresionin.

Prandaj, marrja e pamjaftueshme e magnezit mund ta rritë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, osteoporozës, diabetit, hipertensionit etj. Simptomat që tregojnë mungesë magnezi janë të shumta, ndërsa në vijim janë disa nga simptomat e para që mund të vihen re:


Ankth i lehtë dhe nervozizëm

Magnezi ndihmon në menaxhimin e stresit, gjë që konfirmohet nga studimet që tregojnë se njerëzit që vuajnë nga stresi psikologjik ose simptoma të ngjashme, kanë nivelin e reduktuar të magnezit. Në fakt, stresi rrit humbjen e magnezit, duke rezultuar në një mungesë, dhe nga ana tjetër, mungesa e magnezit mund ta rritë ndjeshmërinë e trupit ndaj stresit.

Simptoma e parë e mungesës së magnezit në trup është e dhimbshme!
Lexo po ashtu Simptoma e parë e mungesës së magnezit në trup është e dhimbshme!

Kokëdhimbje dhe migrenë

Disa mjekë deklarojnë se ata që vuajnë nga migrena vuajnë edhe nga mungesa e magnezit. Disa studime premtuese tregojnë se magnezi mund ta parandalojë dhe madje ta lehtësojë migrenën.

Ngërçe dhe dobësi muskulore

Magnezi i ndihmon muskujt të relaksohen pas aktivitetit fizik, ndërsa deri në 90 për qind e magnezit në trupin tuaj gjendet në muskuj dhe kocka. Prandaj, nëse ka një rënie të magnezit, trupi do ta marrë atë nga muskujt, gjë që mund të çojë në ngërçe dhe dobësi të muskujve.

Lodhje

Meqenëse magnezi është i nevojshëm për krijimin dhe përdorimin e energjisë në trupin tonë, mungesa e tij mund të shkaktojë rënie të energjisë dhe si rrjedhojë do të ndiheni të lodhur dhe të rraskapitur.

Vitaminat dhe mineralet që nuk duhet t’i merrni së bashku
Lexo po ashtu Vitaminat dhe mineralet që nuk duhet t’i merrni së bashku

Sindroma premenstruale (PMS)

Magnezi është një terapi efektive për simptomat e PMS, duke përfshirë luhatjet e disponimit, depresionin, ankthin, pagjumësinë, mbajtjen e ujit dhe ndjeshmërinë e gjinjve.

Gjumë jocilësor

Konsumimi i magnezit si suplement në përgjithësi rekomandohet para gjumit, pasi do t’ju ndihmojë të flini më mirë. Magnezi mund të ndihmojë te simptomat tilla, si pagjumësia, cilësia e dobët e gjumit, por gjithashtu ju ndihmon edhe të zgjoheni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Kalo në kategori