LAJMI I FUNDIT:

Mimoza dhe Iliri afër dështimit për krijimin e partisë së re

Mimoza dhe Iliri afër dështimit për krijimin e partisë së re

I braktisën partitë, për ta bërë të vetën. Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda kohë më parë njoftuan themelimin e përbashkët të partisë, mirëpo gjithçka ende ka mbetur vetëm si ide.

Mimoza Kusari – Lila u largua nga AKR-ja ku ishte si zëvendëse e Behgjet Pacollit, ndërsa Ilir Deda e braktisi Lëvizjen Vetëvendosje. Qëllimi i tyre pompoz që së shpejti ta lansojnë partinë bashkë me emrin, është venitur dukshëm.


Burime të lajmi.net të afërta me dyshen Kusari-Deda thonë se matematikat fillestare kanë filluar të dështojnë. Kjo, sipas këtyre burimeve, ka të bëjë me faktin se nuk ka të interesuar t’i bashkohen këtyre dy politikanëve, e që në fillim ishte besuar e kundërta.

Lajmi.net ka tentuar të flas me zonjën Kusari-Lila, por ajo nuk është përgjigjur në telefonata.

Ndryshe, para më shumë se dy muajsh, Ilir Deda i patë dhënë “zjarr” idesë së subjektit të ri, mirëpo kishte mohuar që aty do të “aderojë” edhe ish presidentja, Atifete Jahjaga.

Në anën tjetër, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani e përfolur shumë si njëra nga themeluesit e partisë së re, ka mohuar në disa raste se do ta braktis partinë që udhëhiqet nga Isa Mustafa, megjithë mospajtimet që ka me kryetarin dhe kryesinë.

“Lista do të quhet Iniciative e re ndërsa më vonë do të quhet Partia e Re”, kishte deklaruar Mimoza Kusari kohë më parë, por e kishte lënë të hapur që kjo të ndryshojë. Mirëpo, që nga kjo deklaratë e dhënë më 3 maj, gjërat kanë mbetur aty ky ishin, në fillim.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori