Norwich ka pësuar humbje nga Aston Villa me rezultat 2-0 dhe zyrtarisht sezonin tjetër do të luajë në Championship, apo nivelin e dytë të futbollit anglez.

Klubi i cili e transferoi futbollisti kosovar Milot Rashica verën që shkoi, ka tubuar vetëm 21 pikë pas 34 xhirove.

Deri në fund kanë mbetur edhe katër ndeshje dhe edhe nëse i fiton të gjitha nuk do të mund të shpëtonte.

Rashica luajti në 25 ndeshje dhe shënoi një gol, duke shtuar edhe dy asistime gjatë këtyre përballjeve.

Futbollisti ynë edhe sezonin e shkuar sa luante në Bundesligë me Werder Bremenin, kishte rënë nga elita e futbollit gjerman.

Kjo është hera e gjashtë që Norwich bien nga Liga Premier dhe asnjë ekip nuk ka rënë më shumë që kur kampionati mori emrin Liga Premier më sezonin 1992/93. /Telegrafi/