Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka shënuar në takimin e Werder Bremenit ndaj Wolfsburgut në Bundeliga.

Rashica është përkujdesur për të kaluar ekipin e tij në epërsi ndaj Ujqve në udhëtim.

Ylli i Kosovës u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shënuar për 0-1 në minutën e 12-të.

Goli i sulmuesit vushtrrias vjen pas dy ndeshjeve ‘agjërim’ në Bundesliga.

Me këtë gol, Rashica shkon në kuotën e pesë golave dhe tri asistime këtë sezon në kampionatin gjerman.

Festa e ish-lojtarit të Vitesses ishte me simbolin e shqiponjës, si shenj nderimi dhe respekti për viktimat e fundit të tërmetit në Shqipëri. /Telegrafi/