LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Zaev, Osmani dhe Dimitrov kanë qenë të informuar për skandalin diplomatik

Milloshoski: Zaev, Osmani dhe Dimitrov kanë qenë të informuar për skandalin diplomatik

Ish-ministri për Punë të Jashtme Antonio Milloshoski, ka reaguar në lidhje me skandalin diplomatik nga diplomati maqedonas në Serbi, i cili edhe u arrestua.

Milloshoski në faqen e tij në Facebook shkruan se ministri aktual për Punë të Jashtme Bujar Osmani, ka qenë i informuar për këtë rast.


“Ministri i Jashtëm Osmani pohon në mënyrë jo bindëse se ai nuk dinte për “reketin diplomatik armen” të Milenkoskit deri më 27 gusht (kur një diplomat i kërkuar me urdhër-arrest të Interpolit u arrestua në Serbi). Në vitin 2018 mori pjesë në transferimin ilegal të ish-ambasadorit armen Levon Sargsyan nga Erevani në Vjenë, në këmbim të një shume të madhe parash. Ministri i Jashtëm Osmani nuk mund të mos dinte për çështjen Milenkoski, sepse skandali u raportua tek ish-ministri Dimitrov, veçanërisht ata në të njëjtën qeveri, janë të detyruar të shkëmbejnë informacionet më të rëndësishme në lidhje me ministrinë gjatë pranim-dorëzimit”.

“Ministri Osmani nuk mund të mos e dinte, sepse lidhja e Milenkoskit me reketën armene ishte e njohur në detaje nga ish -Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme Viktor Dimovski, drejtor aktual i ASK, një mik i ngushtë i Milenkoskit. Pjesë të aferës së Milenkoskit u zbuluan më vonë nga disa zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë Luftim Spahiu, Jakup Rexhepi, Zoran Popov dhe diplomatë të tjerë që kanë kontakte të përditshme me ministrin. Spasovski dhe Zaev u informuan gjithashtu për skandalin përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Interpolit, dhe MPB madje kreu një hetim për këtë çështje në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka shkruar Milloshoski.

Sipas tij, ministri Osmani mund të mos ketë ditur për aferat e reketeve armene të Milenkoskit vetëm nëse ai nuk ka pasur komunikim me kolegun e tij qeveritar Nikola Dimitrov, drejtorin e ASK-së Viktor Dimovski, ministrin Spasovski, kryeministrin, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Jashtme Spahiu.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori