LAJMI I FUNDIT:

Milionerja britanike e cila gjashtë muaj më parë u zhduk në mënyrë misterioze, është gjetur duke jetuar si e pastrehë nga një ish-polic shqiptar (Foto)

Milionerja britanike e cila gjashtë muaj më parë u zhduk në mënyrë misterioze, është gjetur duke jetuar si e pastrehë nga një ish-polic shqiptar (Foto)

Milionerja britanike e cila gjashtë muaj më parë ishte zhdukur, është gjetur duke fjetur në një qendër tregtare në Milano të Italisë.

Ariane Lak 51-vjeçe, me sa duket kishte pësuar lëndime të rënda kur është plaçkitur nga persona të panjohur, ku si pasojë ka humbur memorien, transmeton Telegrafi.


Familja e saj kishte angazhuar detektiv privat për ta gjetur. Besonin se ajo kishte shkuar në Milano, pasi atje kishte shumë miq. Por, ende nuk dihet pse në hetime nuk janë përfshirë policia britanike dhe ajo italiane.

Hetuesi i paemëruar, përndryshe një ish-polic shqiptar, kishte pyetur njerëzit për Arianen në Milano dhe vazhdimisht ua tregonte fotografinë e saj.

Por, i gjithë rrëfimi morri kahje tjetër, kur disa të pastrehë i thanë se e kanë parë duke fjetur në rrugë, kurse një frizer e ka konfirmuar këtë duke pretenduar se ishte kishe rregulluar një herë flokët Arianës, e cila sipas tij ishte e “papastër”.

Dhe kur hetuesi shqiptar arriti ta gjej, i telefonoi motrës së saj në Milano pasi që Ariane kishte nevojë për ndihmë. Ajo u mundua t’ua shpjegoj se çfarë në fakt i kishte ndodhur.

“Ndoshta kam qenë duke shëtitur kur më kanë sulmuar për të më plaçkitur. Kam rënë në tokë dhe e kam goditur fort kokën në asfalt. E dua Milanon. Njerëzit atje më kanë ofruar ndihmë, me jepnin ushqim por nuk dëshiroja t’ua merrja. Në kontejnerë kam gjetur diçka për të ngrënë, por e dija se po qëndroja pranë hotelit dhe restorantit”, ka deklaruar ajo.

Pas përfundimit të hetimeve, është konstatuar se si Ariane para sulmit kishte qëndruar në hotelin Residence Di Coro/Di Corso në Milano.

Dhe duke marrë parasysh faktin se ky hotel është mbyllur, Ariane është detyruar të zhvendoset në një tjetër që ishte afër, dhe prej atëherë ishte zhdukur pa asnjë gjurmë.

Kjo milionere ka lindur në Iran ,dhe pretendon se është pasardhëse e dinastisë mbretërore të Qajarit. Ajo jeton në Britani të Madhe dhe ka shtetësi britanike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori