Kosova pritet të përfitojë qindra milionë euro përmes projekteve që do t’i marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Këto projekte janë të fushave të ndryshme dhe pritet të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka prezantuar 39 projekte në samitin e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga BERZH, që është zhvilluar në Londër.
Projektet janë nga sektori publik dhe ai privat, që janë të dedikuara në infrastrukturën rrugore, trajtimin e ujërave të zeza, ujit të pijshëm, projekte nga prodhimi i energjisë alternative dhe projekte të prodhimit, vlera e të cilave thuhet se arrin në rreth 600 milionë euro.
Zyrtarë të qeverisë kanë bërë të ditur se 22 komuna kanë aplikuar me projekte që kushtojnë mbi 500 mijë deri në 90 milionë euro. Ndër investimet e mëdha për të cilin është kërkuar mbështetje është edhe rrethrrotullimin e Unazës së Prishtinës, e cila i lidh periferitë e Prishtinës, me një lartësi prej 63 milionë eurosh, shkruan Te Sheshi.
Gjatë prezantimit të projekteve në samitin e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga BERZH, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së vendit në zhvillimin e projekteve rajonale dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai këtu ka përmendur projektet si: ndërtimi i linjës së re hekurudhore që lidh Kosovën me Shqipërinë, një linjë tjetër që lidh vendin me Malin e Zi, përfundimi i autostradës Prishtinë – Shkup dhe interesimin që Kosova të ketë qasje në gaz-sjellësin Trans-Adriatik.
Ndërsa, nga koha e aplikimit kur fillon të shqyrtohet një projekt, zgjat prej gjashtë deri në nëntë muaj, pra është e domosdoshme që komunat t’i përgatitën sa më shpejt projektet e tyre dhe kur të kontaktohen nga BERZH t’i kenë të gjitha projektet e gatshme për aplikim.
Njohësit e fushës ekonomike thonë se Kosova mund të përfitojë investime të shumta nga ky samit dhe se këto projekte janë të favorshme për Kosovën edhe për faktin se periudha e kredisë dhe normat e interesit nga BERZH-i janë të favorshme për Kosovën.
Por ata thonë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm me projektet që i prezantojnë, t’i japin prioritet fushave të cilat i përkrahë BERZH më së shumti dhe projektet të jenë të përgatitura në mënyrë profesionale që të miratohen nga ky institucion financuar ndërkombëtar.
Ndryshe, Republika e Kosovës në vitin 2012 është anëtarësuar në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim.
BERZH e kishte ndihmuar zhvillimin e Kosovës, duke përfshirë sektorin publik dhe privat, edhe pa qenë anëtare e saj.
Kjo bankë është themeluar në vitin 1991 dhe deri më sot ka investuar mbi 100 miliardë euro në mijëra projekte, në ekonomitë e më shumë se 30 vendeve. BERZH u themelua me qëllim të financimit të projekteve strukturore në vendet ish-socialiste nga Evropa Qendrore dhe Lindore, duke i mbështetur ato në fazën e tranzicionit drejt ekonomisë së tregut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë