LAJMI I FUNDIT:

“Milanin e shita nga dashura e madhe”

“Milanin e shita nga dashura e madhe”

“30 vite më parë e bleva i shtyrë nga dashuria dhe po heq dorë prapë për dashurinë”. Kështu nis letra e lamtumirës së Milanit e Silvio Berlusconi-t shpërndarë në rrjetet sociale.

“Po i besoj skuadrën një grupi që ka burimet e nevojshme dhe vullnetin për të investuar tek Milani dhe për të konkurruar me klubet më të mëdha ndërkombëtare”, vijon ish-presidenti i kuqezinjve.


Kinezët premtojnë: Milani, shumë shpejt në krye të botës
Lexo po ashtu Kinezët premtojnë: Milani, shumë shpejt në krye të botës

Berlusconi shton se është i pikëlluar nga largimi, por edhe i qetë që po lë klubin në duar të sigurta me bindjen që ka bërë gjënë e duhur për Milanin e tij, transmeton TopChannel.

“Kisha privilegjin të drejtoja skuadrën që dua dhe ta bëjë atë klubin me të titulluar në botë. Kujtoj dhe falënderoj të gjithë lojtarët e mëdhenj, trajnerët, drejtuesit. Shumë prej tyre bënë historinë me Milanin dhe do të jenë gjithmonë legjenda të futbollit me kontributin e dhënë për fitoret e jashtëzakonshme në Itali, Evropë dhe botë”, shkruan Silvio.

Në fund, ish-presidenti i Milanit falënderon tifozerinë “kuqezi”.

Menezi debuton me Bordeaux, por pësoi një lëndim të tmerrshëm dhe të çuditshëm (Foto +18)
Lexo po ashtu Menezi debuton me Bordeaux, por pësoi një lëndim të tmerrshëm dhe të çuditshëm (Foto +18)

“Është ajo që e bën këtë skuadër speciale, të ndryshme nga gjithë të tjerat, më të fortë se gjithë të tjerat, më të fortë se zilia, padrejtësia dhe fatkeqësitë. Do të jem gjithnjë mes kësaj tifozerie për të gëzuar, ndoshta edhe për t’u hidhëruar, por kam bindjen se shumë shpejt, së bashku do të festojmë suksese të mëdha me të cilat Milani do të nderojë historinë dhe traditën që ka”, mbyll letrën e tij Silvio Berlusconi.

“Kavaljeri” hoqi dorë nga skuadra e Milanit pak ditë më parë, duke ja dorëzuar plotësisht atë një grupi investitorësh kinezë. Ai drejtoi “kuqezinjtë” në tre dekada të mbushura me trofe brenda dhe jashtë Italisë.