Milani ka arritur të shkruajë historinë në takimin ndaj Sassuolos që po e zhvillojnë në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Rossonerët kanë shënuar golin më të shpejtë në histori të ligës, pasi e gjitha ndodhi për vetëm gjashtë sekonda.

Rafael Leao pranoi një asistim nga Hakan Calhanouglu, duke mposhtur portierin kundërshtar me lehtësi.

Ky gol është futur në histori të Serie A, pasi është goli më iu shpejtë i realizuar ndonjëherë.

Kujtojmë se Milani është duke fituar 2-0, derisa ajo u shënua nga Alexis Saelemaekers. /Telegrafi/