LAJMI I FUNDIT:

Milani përpiqet të marr kredi diku tjetër për të shlyer borxhin ndaj fondit Elliot

Milani përpiqet të marr kredi diku tjetër për të shlyer borxhin ndaj fondit Elliot
MILAN, ITALY - APRIL 14: (L-R) AC Milan new board member David Han Li, new AC Milan Owner and President Yonghong Li, new AC Milan CEO Marco Fassone attend a press confernce to unveil AC Milan new owners on April 14, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Studio Buzzi/AC Milan via Getty Images)

Milani mund të marr hua nga banka tjera për të ri-financuar borxhin ndaj Elliott Management dhe për të kaluar kohën e kthimit në pesë vjet në vend të një viti.

Që nga shitja e klubit të madh italian, çdo ditë e më shumë ka pasur spekulime mbi situatën financiare të Milanit.


Berlusconi: Milani ka probleme financiare
Lexo po ashtu Berlusconi: Milani ka probleme financiare

Ka pasur shumë spekulime mbi statusin e vërtetë financiar të klubit pasi Presidenti Silvio Berlusconi shiti Milanin tek investitori kinez Yonghong Li.

Ai përfundoi blerjen vetëm në muajin prill me ndihmën e një kredie prej 303 milionë eurosh nga Elliott Management, një fond amerikan që specializohet në blerjen e aseteve të bizneseve në telashe.

Berlusconi: U detyrova ta shes Milanin, më lëndon gjendja aktuale e klubit
Lexo po ashtu Berlusconi: U detyrova ta shes Milanin, më lëndon gjendja aktuale e klubit

Skenari më i keq do të ishte nëse Milani nuk është në gjendje të paguajë kredinë deri në tetor të vitit 2018, klubi do të merret nga fondi Elliott.

Sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, ka një alternativë të re, pasi kuqezinjtë kanë regjistruar BGB Weston me detyrën e ri-financimit të borxhit dhe gjetjen e investitorëve të rinj.

Pronari i Milanit kërkon investitor të rinj për klub
Lexo po ashtu Pronari i Milanit kërkon investitor të rinj për klub

Plani është që të shlyejë kredinë e Elliottit në fillim dhe të shpërndajë pagesat e mbetura gjatë pesë vjetëve në vend të një viti.

Do të ishte një hua e ngjashme me interes të lartë, por me më shumë kohë për të mbuluar shpenzimet. /Telegrafi/