Milani nga java tjetër në duart e tajlandezëve?

I njohur si “Mr Bee” ai një kohë të gjatë është lidhur me klubin italian, që aktualisht është në pronë të presidentit Silvio Berlusconi.
Sky Sport Italia shkruan se tashmë ka një marrëveshje preliminare të arritur gjatë muajit mars, që e vlerëson klubin 1.2 miliardë euro.
Ai pritet të qëndrojë në Milan nga e diela e ardhshme për katër ditë, gjatë të cilëve ditë do ta zyrtarizojë blerjen.
Bee fillimisht do të blejë 20 për qind të aksioneve, e që do të zgjerohen në 40 për qind brenda 12 muajve të ardhshëm. Në fillim të sezonit 2016/17, ai do të bëhet aksionari më i madh i klubit.
Po ashtu raportohet se nëse Berlusconi do të ndryshojë mendje, ai do të duhet të paguajë një ndëshkim multi-milionësh. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































