LAJMI I FUNDIT:

Milani dhe West Hami garojnë për shërbimet e trajnerit të njohur

Milani dhe West Hami garojnë për shërbimet e trajnerit të njohur

Milani dhe West Hami po vazhdojnë të lidhen me trajnerët e njëjtë këtë afat kalimtar, teksa pas Julen Lopeteguit, që të dy ekipet janë po ashtu të interesuara edhe për Paulo Fonsecan.

Të dy klubet po kërkojnë të bëjnë ndryshime në stafin e trajnerëve dhe duket se kanë ide të njëjta sa i përket llojit të futbollit që duan të luajnë, pasi mediat po i lidhin vazhdimisht me kandidatët e njëjtë.

Më herët ishte raportuar se Lopetegui e ka informuar West Hamin se dëshira e tij është që t’i bashkohet Milanit, por ‘Rossonerët’ u tërhoqën nga gara shkaku i reagimit negativ që morën nga tifozët.


Tani sipas një raportimi të ri, Fonseca është bërë një tjetër opsion për West Hamin, por ai më herët është përmendur nga mediat italiane si Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia si kandidat potencial për stolin e Milanit.

Fonseca momentalisht është në krye të ekipit francez Lille dhe do të jetë agjent i lirë kur kontrata e tij të skadojë më 30 qershor.

51-vjeçari tashmë ka eksperiencë në Serie A pasi më herët kishte drejtuar Romën nga 2019 deri më 2021./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori