LAJMI I FUNDIT:

Milan – Inter, derbi më i madh lokal në botë ekskluzivisht në IPKO

Milan – Inter, derbi më i madh lokal në botë ekskluzivisht në IPKO

Është derbi më i madh, i cili zhvillohet në një prej arenave më mitike të futbollit evropian. La Scala e Milanos pret përballjen lokale më të madhe në botë, dy klubet e qytetit për një qëllim – vendin e tretë.


Milan – Inter

Vendi: San Siro, Milano
Koha: E dielë, 17 mars, 20:30h
Transmetimi: Supersport Kosova 1


Rossonerët do të presin në shtëpi Interin në krizë të thellë pas eliminimit nga Liga e Evropës.

Milani vjen nga pesë fitore në Serie A prej pesë ndeshjeve, kurse Interi ka një formë të luhatshme në kampionat e cila ka bërë që Milani të okupojë pozitën e tretë.

Sidoqoftë, Interi që ka tash e disa vite që nuk pëson humbje në derbi që do të kërkojë vetëm fitoren pavarësisht se mungon Icardi.

Megjithatë, Milani që ka cilësinë e vendasit dhe numrin më të madh të tifozëve, do të kërkojë vetëm fitoren falë formës së madhe të Piatek i cili ka qenë dominues.

Sfida zhvillohet të dielën nga ora 20:30 në Supersport Kosova 1 në komentim të Artor Shalës.

E shtunë – 16 mars
14.00 Llapi-Ballkani (SSK1)
14.00 Drita-Liria (SSK2)
16.15 Real Madrid-Celta (SSK1)
18.30 Swansea-Man.City (SSK2)
20.55 Wolves-Man.Utd (SSK1)

E dielë – 17 mars
14.00__Feronikeli-Trepça’89 (SSK2)
15.15__Fulham-Liverpool (SSK1)
17.30__Everton- Chelsea (SSK1)
18.00__Napoli-Udinese (SSK2)
20.30__Milan-Inter (SSK1)
22.35__Koha Shtese (SSK1)

Të gjitha ndeshjet mund t’i shikoni duke u abonuar në platformën më atraktive televizive në vend, IPKO.

Për të marrë më shumë informata vizitoni faqen zyrtare Ipko.net apo një nga dyqanet më të afërta të IPKO-s. /Telegrafi/