LAJMI I FUNDIT:

Mikullovci kërkon të futet edhe Kanuni në Kodin Penal

Mikullovci kërkon të futet edhe Kanuni në Kodin Penal

Deputetit të Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, nuk i ka pëlqyer Projekt-kodi penal, pasi sipas tij, nuk po tingëllon shqip.

Mikullovci si me humor ka pyetur se “nëse gruaja e padit burrin, e burri shkon dy vjet në burg, kur të kthehet prej burgu, a e pret ajo grua në shtëpi?”.


“Nuk me pëlqeu fort se nuk po i vjen era këtij projekt-kodi, shqip. Mendoj se ishte dashur të mbështeten ata ekspertët e juaj zotëri Abelard pak edhe në Kanun edhe në traditën e pleqnarëve. Pleqnia jonë ka zgjidhur konflikte që nuk ka ditur asnjë jurist t’i zgjedh. Posaçërisht u ndala në dhunën në familje, të kuptohemi dhuna familjare, ky ligj nuk mund të aplikohet si në Angli, Amerikë e tjera vende. Ne jemi tjetër dhe duhet t’iu tregojmë që jemi tjetër. Ta marr një shembull sipas këtij ligji nëse gruaja e padit burrin e burri shkon dy vjet në burg, e kur të kthehet prej burgu a e pret ajo gru në shtëpi, tregomëni? Mandej, le të flasin ata çka të donë, por pa e rreh fëmijën, fëmija nuk bëhet ‘terbije’, kot me tregoni ju mua dhuna në familje. Mendoj që tepër po mundohemi të bëhemi anglez”, tha Mikullovci, raporton KP.

Këto deklarata Mikullovci i ka bërë në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për Kodin e ri Penal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori