LAJMI I FUNDIT:

Miku i Rusisë zgjedhet presidenti i ri sllovak

Miku i Rusisë zgjedhet presidenti i ri sllovak

Popullisti Peter Pellegrini është zgjedhur president i Sllovakisë, duke pasuar liberalen Zuzana Caputova.

Bëhet e ditur se 48 vjeçari ka mposhtur pro-perëndimorin dhe ish-diplomatin Ivan Korcok, duke fituar 53 për qind të votave.


Pellegrini është aleat i kryeministrit Robert Fico dhe së bashku kontrollojnë parlamentin, qeverinë dhe së shpejti edhe zyrën e presidentit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Sllovakia ka qenë një nga shtetet mbështetëse të Ukrainës përpara se Fico të vinte në pushtet, me një zotim për të ndaluar furnizimin me rezerva ushtarake të ushtrisë sllovake në Kiev.

E tashmë edhe me Pellegrinin në krye të vendit, Ukraina ka humbur përfundimisht mbështetjen e një shteti të BE-së dhe NATO-s.

Kjo pasi kryeministri dhe presidenti i ri kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund menjëherë mbështetjes perëndimore për Ukrainën, duke theksuar se anëtarësimi i saj në NATO do të shënonte fillimin e një lufte të tretë botërore.

Madje sipas tij, presidentin rus, Vladimir Putin, po e “djallëzojnë padrejtësisht”.

Qeverisja e Ficos është kundërshtuar nga opozita liberale pro-perëndimore që kur ai ka shfuqizuar Zyrën e Prokurorisë Speciale e cila u krijua 20 vjet më parë për të hetuar krimin ekonomik dhe korrupsionin e rëndë në vend.

Ndërkohë, Fico kohët e fundit i ka sytë kah transmetuesi publik i Sllovakisë, me plane për ta shfuqizuar institucionin dhe për ta zëvendësuar atë me një tjetër që e mban nën kontroll. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori