LAJMI I FUNDIT:

Epidemiologu nga Tirana: Këtë verë mund të bëhen pushime në bregdet, por duhet respektuar masat

Epidemiologu nga Tirana: Këtë verë mund të bëhen pushime në bregdet, por duhet respektuar masat

Pushimet verore në bregdetin shqiptar do të mund të jenë të lejuara për pushuesit e Kosovës, pasi nga aspekti shëndetësor duket se asgjë nuk do ta pengojë këtë fakt.

Kështu ka deklaruar epidemiologu nga Tirana, Ilir Alimehmeti për emisionin Zyra e Ankesave.


“Ky është një virus respirator. Si gjithë viruset e tjera sillet më egër dhe ka transmetim më të lartë gjatë stinëve të ftohta. Nuk do të zhduket krejtësisht në verë por do të jetë në nivele të ulëta. Dielli dhe lagështia janë pengues të këtij virusi dhe si rrjedhojë asgjë nuk e pengon  zhvillimin e një stine turizmi brenda normales”, tha ai.

Epidemiologu Alimehmeti ka shtuar se megjithatë është në dorë të qeverisë nëse do të lejohet të ketë pushime edhe për turistë të huaj në bregdetin shqiptar.

Por ai ka theksuar se edhe në rast të lejimit të pushimeve verore në Shqipëri dhe kudo, do të ketë masa që duhet respektuar në plazh nga pushuesit.

“Masat do të jenë më shumë ndoshta në shkresa sesa në realitet, por njerëzit duhet të kenë kujdes për higjienën personale dhe ruajtjen e distancës fizike me njerëz të panjohur”.

Ai krejt në fund ka folur edhe për tubimet e njerëzve të formave të ndryshme ku ka thënë se tubimet e çfarëdolloji do të jenë të ndaluara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori