LAJMI I FUNDIT:

Mike Pompeo përsëri për vizitë në Korenë e Veriut

Mike Pompeo përsëri për vizitë në Korenë e Veriut

Presidenti Donald Trump tha se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, është nisur për në Korenë e Veriut, në prag të takimit të planifikuar mes zotit Trump dhe udhëheqësit koreanoverior, Kim Jong Un.

Presidenti e bëri njoftimin në fjalimin ku shpalli tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja me Iranin.


Ky është udhëtimi i dytë i zotit Pompeo në Korenë e Veriut.

Ai thotë se është rënë dakord për kohën dhe datën e takimit të tij me udhëheqësin koreanoverior, por nuk e ka bërë të njohur ende vendin e takimit.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Trump dhe Presidenti kinez, Xi Jinping, ranë dakord të martën që sanksionet ndaj Koresë së Veriut të mbeten në mbeten në fuqi “deri sa ky vend të çmontojë përgjithmonë programet e bërthamore dhe të raketave”, shkruan VOA.

Të dy udhëheqësit folën të martën në telefon, disa orë pas takimit dy-ditor mes zotit Xi dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un, takimi i tyre i dytë këto javët e fundit.

Media shtetërore kineze tha se zoti Xi dhe Kim u takuan në qytetin-port Dalian të Kinës verilindore.

Kim ishte për vizitë në Pekin në muajin mars, takimi i tij i parë jashtë shtetit si udhëheqës i Koresë së Veriut, një tregues se Kina vazhdont të jetë e angazhuar në procesin e çarmatimit bërthanmor në Gadishullin Korean.

Trump po ashtu i kujtoi zotit Xi gjatë bisedës telefonike, përkushtimin e tij ndaj një tregtie “të balancuar” dhe marrëdhëniet mes të dy vendeve në fushën e investimeve “nga të cilat përfitojnë bizneset dhe punonjësit amerikanë”, sipas Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori