Mijëra tifozë presin si heronj Kombëtaren e Norvegjisë pas rrugëtimit historik në Kupën e Botës


Edhe pse aventura e Norvegjisë në Kupën e Botës 2026 përfundoi në çerekfinale, futbollistët u pritën si heronj në kthimin e tyre në Oslo.
Dhjetëra mijëra tifozë u mblodhën në sheshin përpara Pallatit Mbretëror për t'i uruar mirëseardhjen kombëtares, e cila realizoi një nga sukseset më të mëdha në historinë e futbollit norvegjez.
Lojtarët dolën në shkallët e Pallatit Mbretëror dhe së bashku me tifozët interpretuan festimin tradicional "Viking Row", ndërsa atmosfera u shndërrua në një festë të madhe ku dominonte ngjyra e kuqe e fanellave norvegjeze.
The national team is parading through Oslo in an open-top bus from the Royal Palace to City Hall, as people line the streets to celebrate Norway’s historic World Cup achievement. pic.twitter.com/aAXJn7Z6vk
— Joakim 🌹🇳🇴🇪🇺 (@joakial_) July 13, 2026
Pamjet ajrore treguan një det mbështetësish që kishin mbushur sheshin, duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse dhe duke shprehur krenarinë për paraqitjen e kombëtares në Botëror.
Para festimit me tifozët, ekipi u prit edhe nga familja mbretërore. Futbollistët u mirëpritën në Pallatin Mbretëror nga Mbreti Harald V, Princi i Kurorës Haakon, Princesha Ingrid Alexandra dhe Princi Sverre Magnus.
The Norwegian national team has arrived at the Royal Palace to be welcomed by members of the Norwegian royal family: King Harald, Crown Prince Haakon, Princess Ingrid Alexandra, and Prince Sverre Magnus. pic.twitter.com/Y9qhQy4MoJ
— Joakim 🌹🇳🇴🇪🇺 (@joakial_) July 13, 2026
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku lojtarët patën mundësi të bisedonin me anëtarët e familjes mbretërore, të shkëmbenin përshëndetje dhe përqafime.
Norway welcomes their national team home 🇳🇴 pic.twitter.com/ItBULjq2kr
— Therese 🇳🇴 (@ThereseUTD) July 13, 2026
Pavarësisht eliminimit në çerekfinale, rrugëtimi i Norvegjisë në Kupën e Botës 2026 konsiderohet historik, ndërsa pritja madhështore në Oslo tregoi se kombëtarja fitoi zemrat e tifozëve me paraqitjet e saj gjatë turneut. /Telegrafi/











































