LAJMI I FUNDIT:

Mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në ishullin Karaibe të Shën Vincentit, pas shpërthimit të vullkanit

Mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në ishullin Karaibe të Shën Vincentit, pas shpërthimit të vullkanit

Vullkani La Soufriere në ishullin Karaibe të Shën Vincentit shpërtheu për herë të dytë të premten, sipas Organizatës Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave të vendit, (NEMO).

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, shpërthimi i dytë ishte më i vogël se sa ai i pari, i cili ndodhi më herët gjatë të premtes.


“Një tjetër shpërthim u vu re. ‘Kolona’ vertikale e hirit vlerësohet të ketë shkuar afërsisht 4 kilometra në atmosferë. Ne vazhdojmë ta monitorojmë situatën”, tha Qendra e Kërkimeve Sizmike, UWI.

Autoritetet kanë thënë se ka gjasa që shpërthimet mund të vazhdojnë të ndodhin “me ditë të tëra ndoshta edhe javë”.

BBC raporton se mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në ishullin Karaibe të Shën Vincentit, pasi shpërthimi vullkanik mbuloi ishullin me re tymi dhe hiri. /Telegrafi/