LAJMI I FUNDIT:

Mijëra demonstrues në Barcelonë, në mbështetje të Spanjës së bashkuar

Mijëra demonstrues në Barcelonë, në mbështetje të Spanjës së bashkuar

Mbështetës të Spanjës së bashkuar zhvilluan një demonstratë sot në Barcelonë ndërsa vendi përballet me një nga krizat më të rënda politike në dekada. Udhëheqësi i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont ka bërë thirrje për një opozitë paqësore demokratike ndaj vendimit të qeverisë spanjolle për shkarkimin e strukturave rajonale qeverisëse.

Dhjetëra mijëra mbështetës të Spanjës së bashkuar zhvilluan sot një demonstratë masive në Barcelonë në shenjë përkrahjeje për vendimin e qeverisë spanjolle kundër lëvizjes për pavarësi të rajonit Katalonia. Demonstruesit janë të irrituar me ish-presidentin e Katalonias.


“Çfarë kërkojmë ne? Që të mos na copëtojnë. Ky është një turp. Ai njeri kërkon të na shkatërrojë dhe ne nuk do e japim pëlqimin tonë. Zoti Puidgemont duhet dërguar në burg. Është e nevojshme”, thotë Maria Jose Cana Lopez, banore e Badalonas.

“Kërkoj që Spanja dhe Katalonia të jenë bashkë siç kanë qenë për 40 vjet. Nuk do të prishet tani”, thotë pensionistja Teresa Torrejo Castellanos.

Ish-presidenti i rajonit Katalonia, Carles Puigdemont pati bërë thirrje për një opozitë paqësore demokratike ndaj vendimit të qeverisë spanjolle për shkarkimin e strukturave rajonale qeverisëse.

Ndërkohë, Ministri belg i Emigracionit dhe Azilit, Theo Francken, njoftoi se Belgjika mund të shqyrtojë mundësinë e ofrimit të azilit për Puidgemont.

“Vendimi do të merret nga një gjykatës, ndërkohë që paralelisht do të fillojë edhe një procedurë azili. Nëse ai klasifikohet si azilant politik, nuk do të ishte i lehtë ekstradimi i tij në Spanjë, pasi ekzistojnë ligje evropiane që do ta mbrojnë”, njoftoi Francken.

Sidoqoftë, Sekretari belg i Shtetit pranon se ky hap do të krijonte një situatë të vështirë për marrëdhënien e Belgjikës me qeverinë spanjolle.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori