0Shares

Ish-anëtari i OBRM-PDUKM-së dhe shef i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ka dërguar sërish letër të hapur për kryetarin e partisë Hristijan Mickoski, të cilit i thotë se asnjë udhëheqësi e partisë deri tani nuk ka përjetuar turp të tillë në skenën ndërkombëtare.

Mijallkov i thotë Mickoskit se në vend që ta forcojë dhe bashkojë partinë, ai e ka dobësuar dhe e ka ndarë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për këtë je fajtor ti, dyfytyrësia jote, patriotizmi jot i rrejshëm dhe mosinteresimi jot për të ardhmen e Maqedonisë. Për një natë të kanë tallur në rrjetet sociale edhe Doris Pack edhe Johannes Hahn, që do të thotë se t’i kanë lexuar gënjeshtrat dhe nuk të besojnë. Është e qartë pse partia nuk lëshoi komunikatë për takimin me Pack dhe Hahn”, thotë Mijallkov.

Mijallkov me letër të hapur Mickoskit: Nuk nxore asnjë dëshmi për akuzat e rreme ndaj meje Mijallkov me letër të hapur Mickoskit: Nuk nxore asnjë dëshmi për akuzat e rreme ndaj meje

Ai më tej i thotë Mickoskit se ka dëshirë të vijë në pushtet, por duke qenë patriot dhe të tjerët tradhtarë.

Mijallkov në fund thotë se letrat e tij kanë vetëm një qëllim – e ai është shpëtimi i partisë.

“OBRM-PDUKM-ja është më e madhe se ti. Ti je përkohësisht në funksion, ndërsa nëse partia i humb zgjedhjet e ardhshme do të jetë për shkak se nuk ke kapacitet. Është koha të mendosh dhe të vendosësh, për kthimin e kursit pro-perëndimor, të cilat janë vendosur në përcaktimin e partisë”, shkruan në fund Mijallkov./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)