LAJMI I FUNDIT:

Mijallkov me letër të hapur Mickoskit: Nuk nxore asnjë dëshmi për akuzat e rreme ndaj meje

Mijallkov me letër të hapur Mickoskit: Nuk nxore asnjë dëshmi për akuzat e rreme ndaj meje

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov lëshoi letër të hapur kryetari të OBRM-PDUKM-së duke reaguar ndaj shkarkimit të tij nga partia

“Duke e ditur se akuzat janë të pavërteta për shkak që jam shkarkuar nga partia, vendosa të kalojnë disa ditë derisa të gjitha anëtarët të shohin se kryesia e OBRM-PDUKM-së nuk do të publikojë dhe prezantojë asnjë dëshmi kundër meje. Gënjeshtrat që u lëshuan ndaj meje, ishin të fabrikuara për shkak të interesave personale. Dikush i cili nuk pranohet nga publiku, ndërtonte rejting në ‘shpinën’ time, në llogari të nderit tim, dinjitetit dhe reputacionit tim”, shkruan Mijallkov duke hedhur poshtë akuzat e ish partisë së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shton se gjatë këtyre ditëve nuk është prezantuar asnjë dëshmi para anëtarësisë dhe publikët duke ju bërë thirrje që publikohen dëshmitë para organeve të partisë për të cilën u shkarkua.

“Në të kundërtën euforia artificiale me argumente kundër meje, prezantuar si ‘Panorama 2’, nuk mund të kuptohet si kërkesë egoiste për kërkimin e fajtorit dhe alibi për gabimet e tua dhe të kryesisë së partisë. Vet shpikët ‘Panorama 2’. Pa kundërshtar. Luftuar kundër shpirtit, sepse nuk kishte kundërshtar, ndërsa kundërshtar nuk kishte për shkak se nuk ekzistonte. Vet e gënjyet anëtarësinë përmes rrjeteve sociale dhe mediat e afërta të partisë, se unë kam përgatitu ndonjë puç, se paska vijuar ‘Panorama 2’, dhe se ose ju ose unë do të fitonim. Në fillim mendova se e gjithë kjo është shaka, por tash e shoh se disa mendje të sëmura kanë menduar plani që nuk do ta kishte shpikur as një djalë 10-vjeçar”, shkruan Sasho Mijallkov.

Ai shkruan se nëse Mickoski me disa bashkëpunëtorë të tij mendojnë se me shkarkimin e tij do ta fitojnë besimin e qytetarëve, janë në rrugë të gabuar, ashtu siç janë shumë vendime politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori