LAJMI I FUNDIT:

Mijallkov kërkon ndihmë nga Izraeli për vendimin e Gjykatës Penale

Mijallkov kërkon ndihmë nga Izraeli për vendimin e Gjykatës Penale

Avokati i Sasho Mijallkov, Xvonko Davidoviq sot tha se kanë dërguar letër deri tek përfaqësia diplomatike e Izraelit për rajonin, ku kërkohet që të deklarohen në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale për masën e paraburgimit ndaj Sasho Mijallkovit për rastin “Parcelat në Vodno”.

Pala mbrojtëse kërkon sqarime në lidhje me pretendimet e Gjykatës Penale për lidhje të Mijallkovit me shërbimet sekrete izraelite.


“Arsyeja se përse jemi drejtuar deri tek ambasadori i Izraelit është se vendimin e Gjykatës Penale qëndron se ekziston rrezik për arratisje sepse Sasho Mijallkov është në kontakte dhe lidhje të afërta me shërbimet sekrete të Izraelit të cilët do t’i mundësojnë arratisje në çdo moment që do të kërkoje edhe atë pa dokumente udhëtimi, do ta sigurojnë edhe vend strehim”, tha Xvonko Davidoviq, avokat i Sasho Mijallkov.

Ish-shefi i shërbimit sekret në vend, Sasho Mijalkovi këtë fundjavë do ta kalojë në Shutkë.

Në Gjykatën e Apelit dje nuk ka arritur ankesa e avokatëve për lirimin e tij. Apeli megjithatë të hënën duhet të vendosë nëse Mijalkovi do të mbetet në paraburgim apo do të lirohet për rastin “Parcelat në Vodno”.

Ditë më parë Këshilli Gjyqësor ka mbrojtur gjykatësit e Apelit të cilët dy ditë më parë e liruan Mijalkovin nga paraburgimi për rastin “Thesari”, pas çka ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq kërkoi publikisht përgjegjësi në rast të arratisjes së Mijalkovit. Ndërsa Prokuroria u përgjigjur me kërkese të re për caktimin e masës së paraburgimit për Mijallkovin këtë herë për rastin, “Parcelat në Vodno”, që është miratuar nga Gjykata Penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori