LAJMI I FUNDIT:

Mihajlova: Kuadrot e vjetra në qeverinë e re japin dyshime për prosperitet (Video)

Mihajlova: Kuadrot e vjetra në qeverinë e re japin dyshime për prosperitet (Video)

Ekspertja për antikorrupsion dhe anëtare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsion nga viti 2002 deri në vitin 2006, Vanja Mihajlova, në prezantimit të projekit “Organizatat qytetare dhe mediat kundër korrupsionit” deklaroi se një numër i madh nga kuadrot e qeverisë së kaluar kanë funksione të larta edhe në qeverinë e re me çka jep dyshime për qëllimet e Qeverisë së re për më shumë profesionalizëm në administratën e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu ajo theksoi se për ngritjen e nivelit të kritikës ndaj qeverisë sjellin reformat ligjore në drejtësi, si dhe kuadrot të cilët kanë ngelur në Këshillin e Gjykatës, për të cilët siç tha Mihajlova mendon se ata ishni pengues të këtyre reformave edhe pse ishin theksuar si një nga prioritet e kësaj qeverie, pas një viti ende nuk kemi reforma të theksuara në këtë plan.


Mes tjerash, Mihajlova e akuzoi edhe opozitën për përparim të dobët në reformat e drejtësisë për shkak jo bashkëpunimit që e treguan në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/