LAJMI I FUNDIT:

Migjen Kelmendi largohet nga PDK, thotë se erdhi koha me ec

Migjen Kelmendi largohet nga PDK, thotë se erdhi koha me ec

Migjen Kelmendi, publicist i cili kishte aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës në kohën kur kryetar i saj ishte Kadri Veseli ka njoftuar largimin nga ky subjekt politik.

Këtë ai e ka bërë të ditur në një njoftim në Facebook-un e tij personal.


“E bana nji copë udhë me PDK. Aventura jeme politike dhe angazhimi jem në këtë parti ma shumë ishte simbolik, tue dashte me i dhane nji perkrahje modeste reformave te saponisuna asokohe në parti”, ka shkruar mes tjerash Kelmendi.

Postimi i tij i plotë:

ERDHI KOHA ME EC…E bana nji cope udhe me PDK. Avantura jeme politike dhe angazhimi jem ne kete parti ma shume ishte simbolik, tue dashte me i dhane nji perkrahje modeste reformave te saponisuna asokohe ne parti.Une s’jam i marruem prej partie, ju bashkova ne nji moment kritik me qellimin e sinqerte me kontribue e ndihmue, bash kur asht zor.Sot mendoj se i ndihmoj tue u terheq dhe tue krijue hapsine per emna te ri dhe njerez te ri, sepse partia ka shume nevoje me u riperterie dhe me krijue nji fabul te re.Besoj se partia ka me perballue kete periudhe kur po duhet me vazhdue, perkohesisht, pa themeluesit e saj, dhe ka me arrite me rifitue vendin e saj meritor ne spektrin partiak te Kosoves.(PS. Kjo deklarate asht shkrue me 6 Qershor, por me lutjet e miqve te mij, mu kerkue me botue mbasi te kryhet procesi i zgjedhjes se kryetarit dhe kryesise se re.)

Ndryshe PDK së fundi ka zgjedhur Memli Krasniqin kryetar të këtij subjekti dhe së fundi është zgjedhur kryesia e re. /Telegrafi/