LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: Në Gjykatë Speciale, jo më shumë se 20 të akuzuar (Video)

Miftaraj: Në Gjykatë Speciale, jo më shumë se 20 të akuzuar (Video)

Ehat Miftari nga Instituti për Drejtësi në Kosovë, duke folur për Gjykatën Speciale, ka thënë se nuk pret që nga kjo Gjykatë të akuzohen shumë persona.

Ai në intervistën dhënë për InfoBox të RTV Dukagjinit, tha mes 15-20 personave, është numri që do të akuzohen nga kjo gjykatë, dhe jo 60 siç është raportuar.

Ai për ligjin për Gjykatën Speciale, për të cilën të premten u tentua që të shfuqizohet, tha se nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë kjo do t’i hapte rrugën Kombeve të Bashkuara që ta formonin një tribunal për territorin e Kosovës. /RTVD/