LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: Mbrojtja e Kadri Veselit shembull i një përfaqësimi adekuat

Miftaraj: Mbrojtja e Kadri Veselit shembull i një përfaqësimi adekuat
Ehat Miftaraj nga KDI

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson  është shembull i një përfaqësimi adekuat, profesional dhe argumentues.

Miftaraj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se avokati Emmerson, në fjalën e tij ishte argumentues, pa emocione dhe retorikë.


Sipas tij, strategjia e Prokurorisë për të mos ofruar dosjet e lëndës cenon sigurinë juridike.

“Mbrojtja e Kadri Veselit shembull i një përfaqësimi adekuat, profesional dhe argumentues pa emocione dhe retorikë. Strategjia e Prokurorisë për të mos ofruar dosjet e lëndës në kohë të arsyeshme dhe kërkesa për afat të shkurtër kohor për mbrojtjen cenon sigurinë juridike, barazinë e armëve në procedurë gjyqësore dhe një gjykim të drejtë dhe të pavarur”, ka shkruar Miftaraj në Facebook. /Telegrafi/