LAJMI I FUNDIT:

Microsoft sjell inteligjencën e tij artificiale në aplikacionin Bing për iPhone dhe Android

Microsoft sjell inteligjencën e tij artificiale në aplikacionin Bing për iPhone dhe Android

Microsoft njoftoi të mërkurën lansimin paraprak të aplikacioneve të tij të reja Bing dhe Edge për iPhone dhe Android, të cilat përfshijnë veçori të reja si kërkimi me zë dhe akses në chatbotin e tij AI.

Reklama

Në aplikacionin celular Bing, përdoruesit mund të prekin ikonën Bing për të filluar një seancë bisede, ku ata mund të bëjnë një sërë pyetjesh me tekst ose me zërin e tyre, sipas një njoftimi. Përgjigjet mund të shfaqen në pika, në përgjigje të thjeshtuara ose në një format teksti tradicional. Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të kenë qasje në përditësimet për Bing përmes faqes kryesore të aplikacionit celular Edge, tha Microsoft, transmeton Telegrafi.

Inteligjenca artificiale e Microsoft po sillet çuditshëm – gënjen, kërcënon, kritikon dhe u shprehë dashurinë përdoruesve
Lexo po ashtu Inteligjenca artificiale e Microsoft po sillet çuditshëm – gënjen, kërcënon, kritikon dhe u shprehë dashurinë përdoruesve

Microsoft gjithashtu prezantoi të mërkurën softuerin Bing me AI për të funksionuar në Skype. Përdoruesit mund të shtojnë inteligjencën artificiale (AI) të Microsoft në bisedat në grup dhe t’i bëjnë pyetje. Chatbot do të japë përgjigje për të gjithë grupin. Njerëzit mund të kërkojnë sugjerime nga Bing për udhëtime, ose të pyesin për motin. Ngjashëm me aplikacionin celular Bing, përgjigjet mund të shfaqen në pika, përgjigje të thjeshtuara ose format teksti.

Bing në Skype është i disponueshëm në një formë paraprake në mbarë botën. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Shkencëtarët kanë zhvilluar një kamerë në formë pilule për të diagnostikuar problemet e tretjes

Shkencëtarët kanë zhvilluar një kamerë në formë pilule për të diagnostikuar problemet e tretjes

Teknologji
Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Teknologji
Tani mund të luani Doom legjendar në teletekst

Tani mund të luani Doom legjendar në teletekst

Lojëra
Apple zbuloi kufjet 'Vision Pro' që do të kushtojnë 3,500 dollarë – a do të jenë ato çfarë njerëzit janë duke kërkuar?

Apple zbuloi kufjet 'Vision Pro' që do të kushtojnë 3,500 dollarë – a do të jenë ato çfarë njerëzit janë duke kërkuar?

Teknologji
Vjen me ekran më të madh, iPhone 16 Ultra në fotografi

Vjen me ekran më të madh, iPhone 16 Ultra në fotografi

Teknologji
WordPress po bëhet me mjet AI, ku ndihmon përdoruesit për të gjeneruar si dhe për të edituar tekste

WordPress po bëhet me mjet AI, ku ndihmon përdoruesit për të gjeneruar si dhe për të edituar tekste

Teknologji
Kalo në kategori