LAJMI I FUNDIT:

Microsoft apelon vendimin e rregullatorit britanik për bllokimin e blerjes së Activision

Microsoft apelon vendimin e rregullatorit britanik për bllokimin e blerjes së Activision

Microsoft ka sfiduar vendimin e Britanisë për të bllokuar blerjen me vlerë prej 69 miliardë dollarëve të prodhuesit të “Call of Duty” Activision Blizzard për shkak të “gabimeve themelore” në vlerësimin e shërbimeve të lojërave cloud të Microsoft.

Rregullatori anti-trust i Britanisë, Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA), vuri veton ndaj marrëveshjes në prill, duke thënë se kjo mund të dëmtojë konkurrencën në tregun e sapolindur të lojërave cloud, duke shkaktuar zemërim.


Microsoft konfirmoi të mërkurën se kishte paraqitur një apel kundër vendimit në Gjykatën Britanike të Apelit të Konkurrencës (CAT) dhe një përmbledhje e argumenteve të tij u publikua të premten, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Tutje gjiganti amerikan i teknologjisë tha se konkludimi i CMA se marrëveshja do të çonte në një pakësim të konsiderueshëm të konkurrencës në tregun e lojërave cloud të Mbretërisë së Bashkuar ishte i gabuar, sipas përmbledhjes.

“CMA bëri gabime thelbësore në llogaritjen dhe vlerësimin e të dhënave të pjesës së tregut për shërbimet e lojërave cloud duke mos marrë parasysh kufizimet nga lojërat vendase”, raportohet të ketë thënë Microsoft në Tribunalin e Apelit të Konkurrencës.

Rima Alaily, zëvendës presidente dhe zëvendës këshilltare e përgjithshme e Korporatës së Microsoft, tha se vendimi i CMA ishte “me të meta për arsye të shumta, duke përfshirë mbivlerësimin e rolit të transmetimit në cloud në tregun e lojrave dhe pozicionin tonë në të, si dhe mosgatishmërinë e tij për të shqyrtuar zgjidhje që mori mbështetje dërrmuese të industrisë dhe publikut”.

“Ne jemi të sigurt në forcën e apelit tonë dhe në angazhimet detyruese që kemi bërë për të rritur konkurrencën dhe zgjedhjen për lojtarët sot dhe në të ardhmen”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori