LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Zaev u betua se nuk do ta ndryshojë Kushtetutën

Mickoski: Zaev u betua se nuk do ta ndryshojë Kushtetutën

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot para protestuesve tha se është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe se Zaev po kërcënon  deputetët.

“E di se disa prej jush ndjehen të dëshpëruar me atë se çka po ndodh me identitetin. Por kjo është qëllimi që juve t’ju shkatërrojnë. Por kjo le të jetë vetëm fillimi i fundit të tyre”, deklaroi Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.


Mickoski tha se në mesin tonë ka njerëz me mendime të ndryshme por ne sot ne këtu jemi me një qëllim të përbashkët dhe ajo është Republika e Maqedonisë.

“Kjo do të jetë e shkruar se ato të cilët premtuan jetë, premtuan gjithçka vetëm për të ardhur në pushtet, premtuan se do të punojnë, por punuan për vete, premtuan se do t’i mbrojnë interesat shtetërore, por ato ndryshuan emrin e shtetit, Zaev u betua se nuk do ta ndryshojë Kushtetutën. Tani për këtë u betua?”, tha Mickoski

Kjo filloi siç tha, Mickoski që me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

“Ata të cilët vendosen të mbështesin Zaevin, mund të them se i kuptoj se janë të kërcënuar dhe poshtëruar por nuk mund t’ju jap të drejtë”, shtoi Mickoski.

Ai tha se u hap kutia e padorës, me kërkesat e bashkësive etnike, ku shtoi se sot gjithkush kërcënon.

Mickoski gjithashtu tha se Zaev po keqpërdor emrin e ambasadorëve të ShBA-ve dhe BE-së për presion ndaj deputetëve që të votojnë ndryshimet kushtetuese. Ambasadorët nuk bëjnë presion por Zoran Zaev është ai i cili po vrapon dhe po bën tregti në Kuvend për të siguruar shumicën e nevojshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori