LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e OBRM-PDUKM-së

Mickoski: Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e OBRM-PDUKM-së

Kryetari i partisë politike OBRM-PDUKM Hristijan Mickoski, në një në konferencën për media “Investime për zhvillim në 15 komuna” ka thën se Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e OBRM-PDUKM-së për kryeministër teknik dhe se qëndrimi i tij është që të përmbahen nga çdo votim në interes të një atmosfere të mirë dhe një procesi demokratik. Megjithatë, ai ka shtuar se do të presin vendimin e autoriteteve partiake për këtë çështje.

Ai thotë se interesi i tyre si parti është që Maqedonia të zhvillohet dhe të ofrojë projekte që, siç tha ai, do ta transformojnë vendin.


Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Mickoski thotë se në koalicionin LSDM dhe BDI është një pjesë e opozitës së opozitës.

“Sa më shumë të jenë bashkë dhe në koalicion publik, aq më e madhe do të jetë fitorja e OBRM-PDUKM-së dhe është mirë të mposhtim të gjithë së bashku”, tha kreu i partisë më të madhe opozitare. /Telegrafi/