LAJMI I FUNDIT:

Mickoski thotë se biseda mes tij dhe Mileskit është e montuar

Mickoski thotë se biseda mes tij dhe Mileskit është e montuar

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski e vërtetoi autenticitetin e bisedës mes tij dhe Zoran Milenskit – Kiçeec, që sot u publikua në ‘Youtube’. Ai tha se bëhet fjalë për montazh i pushtetit aktual.

“Është vetëm një bisedë që po montohen për nevojat e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Mendojnë se do t’u ndihmojë në fushatën e tyre për ta ulur debaklin që ju vijon”, tha Mickoski.


Publikohet bisedë e re në mes Hristijan Mickoskit dhe Zoran Milevskit
Lexo po ashtu Publikohet bisedë e re në mes Hristijan Mickoskit dhe Zoran Milevskit

Ai tha se vërejtjet e OBRM-PDUKM-së për punën e PSP-së nuk kanë qenë kërkesa të Orce Kamçev për të shpëtuar nga prokuroria.

“OBRM-PDUKM asnjëherë nuk ka kundërshtuar punën e PSP-së, por në të kaluarën dhe tani e përsëri, kur ajo vepronte kishte indikacione serioze për keqpërdorime dhe ndikim politik. Kjo u vërtetua me çantën Lusi Vuiton”, tha Mickoski./Telegrafi/