LAJMI I FUNDIT:

Mickoski shprehet kundër marrëveshjes me Greqinë, fton qytetarët për protestë në Manastir (Video)

Mickoski shprehet kundër marrëveshjes me Greqinë, fton qytetarët për protestë në Manastir (Video)

Grupi parlamentar i saj dhe vetë partia OBRM-PDUKM nuk do të pëkrahin ndryshime kushtetuese për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit, ndërsa ditën e diel do të organizohet marsh protestues, deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pas mbledhjes së sotme të Komitetit ekzekutiv të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç tha Mickoski, KE njërëzi ka konklusuar se bëhet fjalë për zgjidhje që është plotësisht në kundërshtim me intersat kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë, që vetvetiu nënkupton kapitulim.


“Përse them që kjo marrëveshje është e tillë, do të jap tre shembuj, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të ketë shumë konferenca për shtyp me këtë temë. Nuk ekziston deri më tani marrëveshje ndrkombëtare që është ratifikuar nga njëra palë, e nuk është ratifikuar njëkohësisht nga pala tjetër. Vetë kjo e sjell konstatimin e dytë, gjegjësisht, Maqedonia do të ndërmarrë detyrim me kusht të realizimit, ndërsa çfarë detyrimi mer Greqia për realizimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja. E treta që do ta hap sot para publikut në Republikën e Maqedonsië është se si kjo Qeveri mer obligim të votojë marrëveshje në Kuvend me shumicë të thjeshtë, ndërsa obligohet të bëjë ndryshime sistematike, ndryshime të Kushtetutës për të cilat duhen dy të tretat e votave në Kuvend?”, tha Mickoski.

Mickoski ftoi qytetarët në marshin protestues që kjo parti do ta organizojë në Manastir, të dielën, datë që përputhet me përvjetorin e themelimit të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/