LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nuk do të mbështesim ligj që amniston Zaevin, ai nuk mund të imponojë rregulla

Mickoski: Nuk do të mbështesim ligj që amniston Zaevin, ai nuk mund të imponojë rregulla

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në faqen e tij në Facebook thotë se OBRM-PDUKM-ja si parti opozitare ka punuar në reforma dhe siç thotë, falë vlerave të saj në procesin reformues, Maqedonia edhe sot merr raporte pozitive me rekomandim për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Mickoski ka shkruar edhe për Ligjin për Prokurorinë Publike, për të cilin thotë se ai dhe partia e tij nuk do të mbështetin ligj që ka për qëllim amnistimin dhe kundërshtimet politike me opozitën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kushdo që ka gabuar para ligjit dhe ka turpëruar qytetarët, do të duhet të mbajë përgjegjësi. Por ju keni bërë shumë gabime dhe për këtë arsye tani keni nevojë për një ligj si ky që të mund të dilni para anëtarëve tuaj të KQ dhe t’i bindni ata se tani Mickoski dhe OBRM-PDUKM do të detyrohen nga të huajt që të mbështesin ligjin dhe kështu Katica e promovuar rishtazi si një zëvendës-prokurore republikane, ndihmësit e Katicës prokurorinë e re së bashku me kushërinjtë, nipërit, mbesat, fqinjët dhe miqtë e Katicës, dhe disa anëtarë të LSDM-së në ekipin e prokurorisë do të sillnin drejtësi për “shtetin e kapur”, ndërsa sot me një numër i madh të këtyre njerëzve po bashkëpunoni duke bërë plane kundër Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së”.

Zaev fton partitë të mbështesin Ligjin për Prokurorinë Publike: Është koha për përgjegjësi të mëdha
Lexo po ashtu Zaev fton partitë të mbështesin Ligjin për Prokurorinë Publike: Është koha për përgjegjësi të mëdha

“Presionet do të kalojnë. Katica dhe pjesa tjetër do të kenë mundësinë të dëshmojnë përmes një hetimi të drejtë nëse ata janë apo jo pjesë e oktapodit të quajtur raketë, ndërsa ju së bashku me bashkëpunëtorët e tuaj të rinj do të mposhteni në zgjedhjet e parakohshme” ka shkruar mes tjerash Mickoski.

Ai më tej thotë se do të ketë përgjegjësi për rastin “Haraçi” dhe të gjithë ata që janë të përfshirë do të dalin para ligjit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori