Këngëtari i famshëm, Michael Buble, është bërë baba për herë të tretë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, aktorja Luisana Lopilato kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të tretë këtë të enjte.
Bebja është vajzë dhe gëzon shëndet të plotë.
Ishte pikërisht bashkëshortja e këngëtarit ajo e cila ndau me ndjekësit një fotografi në Instagram, ku shfaqet dorën e vogëlushes së porsaardhur në jetë.
https://www.instagram.com/p/BltATwQhNA9/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
“Faleminderit zot që na e dhe këtë dhuratë në jetë dhe kaq shumë gëzim”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.
Buble dhe bashkëshortja e tij janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë: djalit Noah (pesë vjeç), dhe vajzës Elia (dy vjeçe).
Vitin e kaluar, çifti u përballën me një nga sfidat më të mëdha në jetën e tyre, kjo pasi djali i tyre i vogël, pesë vjeçar Noah, pati një betejë të vështirë dhe të gjatë me kancerin në stomak, por që për fat të mirë, vogëlushi shpëtoi.
Tani pas gjithë kësaj kohe, duket se familja është kthyer në normalitet, ndërsa gëzimi më i madh pason me anëtaren më të re të familjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251