LAJMI I FUNDIT:

Micevski: Asnjëherë nuk do t’i mbështesim ndryshimet kushtetuese

Micevski: Asnjëherë nuk do t’i mbështesim ndryshimet kushtetuese

Koordinatori i deputetëve të OBRM-PDUKM- Nikolla Micevski, sot në debatin për ndryshimet kushtetuese në Komisionin për Çështje Kushtetuese, tha se Qeveria nuk do të ketë mbështetjen e tyre për ndryshimin e Kushtetutës.

Ai theksoi se ndryshimet kushtetuese bëhen nën diktimin bullgar.


“Ndryshimet kushtetuese nën diktim, presion dhe imponim janë të pamundura dhe nuk do t’i mbështesim kurrë. Është shkelje e sovranitetit të një vendi. Sovraniteti vjen nga populli dhe 80 për qind i thonë jo një akti të tillë dhune nga qeveria”.

“Kemi një qeveri shurdhe e të verbër, e cila është e gatshme të bëjë lëshime për shkatërrimin e plotë të interesave kombëtare dhe shtetërore, në mënyrë që fqinji t’u japë makina luksoze, ferma kanabisi, fotovoltaikë apo qendra tregtare falas”, tha Micevski.

Sipas Micevskit, Qeveria dëshiron të ketë inat me opozitën, popullin dhe ekspertët./Telegrafi/