LAJMI I FUNDIT:

Mezani: Jemi në borxh me tifozët, në janar do të bëjmë përforcime cilësore

Mezani: Jemi në borxh me tifozët, në janar do të bëjmë përforcime cilësore
photo by: @Shpend Ahmeti

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka folur pas barazimit 0-0 me Ballkanin duke thënë se ndihen borxhli karshi tifozëve të tyre.

Gjilani mori një pikë të vlefshme në luftën për të siguruar mbijetesën në elitë.


“Si kanë shkuar gjërat, ndoshta nuk do ta kemi si dhuratë këtë pikë, pasi jemi në borxh të madh me tifozët. Janë tifozëria më e mirë në Kosovë. Nuk është tifozëri që ofendon, por mbështet ekipin maksimalisht. Prandaj, jemi borxhli derisa ta dërgojmë në vendin e duhur këtë skuadër”, ka thënë fillimisht Mezani.

Tutje, ai shtoi se kjo pikë e fituar i ndihmon ata që të afrohen më pranë objektivit si dhe tregon që klubi do të përforcohet në janar.

“Na gëzon kjo pikë për të arritur objektivat. Është pikë morali përballë Ballkani. Tani fillon puna më e madhe për ne, pasi jemi të detyruar të bëjmë transferime të duhura në pozita të ndryshme. Do të mundohemi të bëjmë përzgjedhjet më të mira të duhura”, përfundoi Mezani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori