Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti, thotë se me ligjin për Përfaqësim të Drejtë po miratohet ligj i një të drejte që buron nga Marrëveshja e Ohrit, e të cilin BDI nuk ka arritur ta bëj përgjatë qeverisjes së saj mbi dy dekadëshe.

Mënyra e votimit me badenter të vogël, sipas Mexhitit nuk paraqet problem, ashtu siç pretendon opozita shqiptare.


“Për herë të parë do të mirret qeveria e Maqedonisë së Veriut me përfaqësimin adekuat, kjo pikë. Tjetra është vetëm teatër, sepse nuk mund ta paramendojnë atë që s’kanë mund ta bëjnë për 24 vite, VLEN – i po e bën 24 muaj. Pak e rëndësishme është me Badenter të Madh ose të vogël, 24 vite s’kanë mund të sjellin ligj, VLEN-i për 24 muaj po sjell ligj për përfaqësim adekuat, pikë.” – tha Mexhiti.