LAJMI I FUNDIT:

Metaverse, NFT & Web 3.0 – ngjarja e radhës në ICK

Metaverse, NFT & Web 3.0 – ngjarja e radhës në ICK

Innovation Centre Kosovo (ICK) organizon ngjarjen e fundit për vitin 2021, më 15 dhjetor.

Metaverse, NFT (non-fungible token) dhe Web 3.0, janë temat që do të shtjellohen nga komuniteti dhe folësit Agon Avdimetaj (Zombie Soup), Ermal Sadiku (LinkPlus) dhe Valon Canhasi (Hallakate).


Të gjithë të interesuar për të qenë pjesë e aktivitetit në cilësinë e folësve/kontribut-dhënësve, mund të kontaktojnë me organizatorët në events@ickosovo.com

Qëllimi i aktivitetit është edukativ dhe synon që të jap përgjigjet në disa prej çështjeve që kanë të bëjnë me përdorimin, mundësitë, sfidat dhe ndikimin e teknologjive të reja.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në Facebook. Kjo ngjarje do të mbulohet edhe nga Telegrafi.com. /Telegrafi/