“Në ligën e dy ke mundësi të bëhesh një futbollist shumë teknik dhe vizionar pasi që në këtë ligë nuk luhet futbolli i mbyllur, por spektakël për publikun dhe nuk preferohet të luash si në ligën italiane apo Chelsea, me lojë defensive, por lojë të hapur atraktive për publikun me shumë gola”, tha Metaj për Sporti 1.

Ish-futbollisti i ekipit U-19 dhe U-21 të Holandës, tha se ka oferta. “Kam oferta të disa skuadrave të njohura, por menaxheri im është në biseda dhe të shohim deri te afati kalimtar, a do të arrijmë ndonjë marrëveshje me ndonjë skuadër, a po do të vazhdojë kontratën me FC Emmen”.


Metaj shprehet i gatshëm për përfaqësuesen e Kosovës, pasi që është grumbulluar për ndeshjen me Haitin. “Jam i gatshëm për reprezentacionin e Kosovës, në dy lojë miqësore që do të zhvillohen me Turqinë dhe Senegalin. Në lojën e par historike, Kosova kundër Haitit, nuk mu dha rasti të inkuadrona në lojë, por shpresoj në këto dy lojë të ardhshme të më ipet rasti dhe të kontriboj për vendin tim”, tha ai. /Sport1/Telegrafi/ 

telegrafi sport app